Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar akuza ndaj Kryeministres italiane, Giorgia Meloni, duke e cilësuar qëndrimin e saj si “negativ” në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme. Gjatë një interviste për televizionin Fox News, Trump la të kuptohet se marrëdhëniet diplomatike midis Uashingtonit dhe Romës janë ftohur për shkak të refuzimit të Italisë për të mbështetur operacionet ushtarake ndaj Iranit. “Kushdo që refuzoi të ndihmonte në menaxhimin e situatës me Iranin, nuk ka më të njëjtën marrëdhënie me ne,” deklaroi Trump, duke shtuar se ishte “i shokuar” nga ky ndryshim kursi, pasi më parë e konsideronte Melonin si një udhëheqëse “të guximshme”. Gjatë intervistës, Presidenti Trump bëri një deklaratë që ka ngritur diskutime mbi saktësinë e fakteve gjeografike dhe ekonomike. Ai pretendoi se “Italia merr sasi të mëdha...