Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin me qindra miliardë euro

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin me qindra miliardë euro

Gjermania, Danimarka, Holanda, Austria, Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar uljen me disa qindra miliardë euro të buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034.Gjashtë vendet, të cilat kontribuojnë më shumë në buxhetin e BE-së sesa marrin prej tij, deklaruan se propozimi i Komisionit Evropian me vlerë gati 2 trilionë euro, duhet të reduktohet në mënyrë të balancuar, duke përfshirë të gjitha fushat e shpenzimeve.  “Shumë shtete anëtare po marrin vendime të vështira për të balancuar buxhetet e tyre kombëtare. I njëjti realitet duhet të njihet edhe në nivel evropian. Kjo është arsyeja pse tani duhet të vendosim shifra konkrete në tryezë dhe të çojmë përpara negociatat. Nuk duhet t’i lëmë vendimet e vështira për në fund. Ne jemi të gatshëm të ecim përpara me disa...