Trump: Shumë nga anijet që po kalojnë nga Ngushtica e Hormuzit, janë të ngarkuara me naftë!
Presidenti Donald Trump foli sot për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe lëvizshmërinë që ka filluar të ndodhë në një postim në Truth Social, duke thënë se disa anije, të ngarkuara me naftë, po largohen. Në të njëjtën kohë, në një përpjekje për t’iu përgjigjur shqetësimeve në rritje të pronarëve të anijeve në lidhje me ekzistencën e minave, ai tha se ka rrugë që janë të sigurta. “Anijet po fillojnë të largohen nga Ngushtica e Hormuzit, shumë prej të cilave janë të ngarkuara me naftë. Ato po ndjekin “arterien” jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e paprekur. Ka edhe rrugë të tjera!!!” tha ai. Nga ana tjetër, Irani nuk do t’u vërë tarifa anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë,...
Burimi:
vizionplus.tv