Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor i ri amerikan”

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor i ri amerikan”

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar të martën në Truth Social një hartë ku Ngushtica e Hormuzit rrethohet dhe identifikohet si “territor i ri i SHBA-së”, duke përsëritur kërcënimin e bërë prej tij javën e kaluar. Postimi vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta dhe kalimi në këtë rrugë strategjike detare është ende i rrezikshëm. Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë një zonë e rrezikshme për cisternat dhe anijet e tjera, për shkak të kërcënimit nga minat dhe sulmet me dronë iranianë. Trafiku detar është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa anijet që kalojnë nëpër ngushticë duhet të përdorin një nga dy korridoret e miratuara për të shmangur rreziqet. Harta e publikuar nga Trump ka shkaktuar reagime, pasi zona e rrethuar përfshin...