Trump njofton se SHBA do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni

Trump njofton se SHBA do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë trupa shtesë në Poloni, vetëm një javë pasi Pentagoni anuloi një dislokim të planifikuar prej 4 mijë trupash në këtë vend. Trumpi e bëri njoftimin përmes rrjetit social Truth Social. “Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të presidentit tashmë të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata krenarinë ta mbështes, dhe marrëdhënien tonë me të, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë trupa shtesë në Poloni”. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, mirëpriti të premten vendimin e presidentit amerikan për të dërguar edhe 5 mijë trupa amerikane në Poloni, raporton AP. “Kam edhe një arsye më shumë për të qenë optimist këtë mëngjes....