Transportonin 15 emigrantë afrikanë drejt Hanit të Hotit, arrestohen 2 të rinj nga Fushë Arrëzi…
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Halfway”.Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Vukpalaj, afër kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me një automjet furgon, 15 emigantë nga vende të Afrikës që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com