E RËNDË – Humbin jetën nënë e bir në Greqi, makina me të cilën udhëtonin për në punë u përplas me kamionin
Një familje u zhyt në zi dhe një komuniteti i tërë lokal në Greqi ka mbetur i tronditur nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy personave, nënë e bir 43 dhe 21 vjeç me origjinë shqiptare.Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, (7 gusht), ku të dy ishin nisur për ne punë, por fati i kishte rezervuar diçka tjetër. Udhëtimin e tyre të fundit!Gruaja 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar humbën jetën menjëherë kur makina me të cilën udhëtonin u përplas ballë për ballë me një kamion , në rrethana që po hetohen nga autoritetet.Pamjet e aksidentit që i mori jetën dy personave është filmuar nga një kamera e instaluar në kamion dhe do të administrohet nga autoritetet...
Burimi:
sarandanews.com