BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj pesë personave të lidhur me industrinë ushtarake të Rusisë, pas sulmeve të fundit ajrore ruse ndaj Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e cila tha se çdo sulm i ri ndaj Ukrainës është një arsye më shumë që blloku evropian të shtojë presionin ndaj Moskës. “Çdo sulm i ri ndaj Ukrainës është një arsye më shumë që Evropa të shtrëngojë masat ndaj Rusisë”, shkroi Kallas në rrjetin social X. Sipas saj, sanksionet u miratuan më 7 gusht si përgjigje ndaj sulmeve të fundit, por nuk u publikuan emrat e personave të prekur dhe as detaje të tjera mbi masat. Kallas akuzoi Rusinë se po intensifikon sulmet ndaj...