“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta
Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil, i bëri thirrje sot (28 gusht) Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që ta përfundojë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara udhëtimit të tij në Amerikë javën e ardhshme, për të marrë pjesë në samitin e G20. “Ky është mesazhi më i rëndësishëm, edhe për SHBA-në: përfundoni këtë luftë”, tha Klingbeil. Ai madje fajësoi Trump për çmimet e larta të karburantit. “Donald Trump është përgjegjës për luftën e papërgjegjshme që filloi në Iran. Këto janë pasojat që shohim në stacionet e benzinës”, tha ai. Të hënën dhe të martën, ministrat e financave nga vendet anëtare të G20 do të takohen në Asheville, Karolina e Veriut, përpara samitit në Miami në dhjetor. Lars Klingbeil përsëriti gjithashtu propozimin e tij...
Burimi:
javanews.al