Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim
Vetëm 9 shqiptarë rezultojnë të jenë pranuar nga 310 nxënësit e përzgjedhur për të ndjekur Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Shkup, çka ka shkaktuar reagime nga partitë shqiptare në opozitë, të cilat e kanë cilësuar shqetësuese situatën lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e lidhi situatën me përfaqësimin politik të shqiptarëve në pushtet dhe fajësoi partinë VLEN. “Me VLEN-in zbritëm nga 29% në 2.9% shqiptarë!”, tha ai Reagim ka ardhur edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Partia thekson se shifra e nxënësve shqiptarë përbën më pak se 3 për qind të totalit. “Kjo do të thotë se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e policisë...
Burimi:
javanews.al