TRUMP: IRANI ËSHTË SHKATËRRUAR USHTARAKISHT, NUK DO TË KETË KURRË ARMË BËRTHAMORE

TRUMP: IRANI ËSHTË SHKATËRRUAR USHTARAKISHT, NUK DO TË KETË KURRË ARMË BËRTHAMORE

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kapacitetet kryesore ushtarake të Iranit janë shkatërruar, duke e cilësuar ndërhyrjen amerikane si një goditje vendimtare ndaj Teheranit. Në një intervistë radiofonike, Trump tha se marina dhe aviacioni iranian nuk ekzistojnë më, ndërsa pretendoi se një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së vendit është eliminuar. Sipas tij, objektivi kryesor i Uashingtonit mbetet i pandryshuar: Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. “Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan mbrojti përdorimin e forcës dhe tha se do të merrte të njëjtin vendim edhe “100 herë”, duke këmbëngulur se Teherani nuk do të lejohet të zhvillojë kapacitete bërthamore ushtarake. Megjithatë, Trump pranoi se Irani ende disponon raketa dhe dronë, ndërsa...