Trump heq dorë nga tarifa 20% në Hormuz, zbulon planin e ri me vendet e Gjirit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se plani për vendosjen e një tarife prej 20% mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk do të zbatohet dhe se do të zëvendësohet me marrëveshje investimi dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e Gjirit. Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se ka ndryshuar qëndrim vetëm pak më shumë se 24 orë pasi kishte njoftuar planin fillestar për vendosjen e tarifës. Sipas tij, në vend të taksës prej 20%, administrata amerikane do të fokusohet në arritjen e marrëveshjeve të investimeve dhe biznesit me shtetet e Gjirit, pa dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si do të zbatohen këto marrëveshje. Trump kishte deklaruar më herët se tarifa do të zbatohej për të gjitha...
Burimi:
ntv.al