REL: S’ka marrëveshje LVV-LDK me gjithë afrimin e afatit për Kuvendin
Kosova E Premte, 7 Gusht 2026 17:34 Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje politike në një përpjekje të re në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit deri në mesnatë, pas zgjedhjeve të qershorit. Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u takua për herë të katërt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të premten, por që të dy thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike. Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja. Kurti, partia e të cilit i fitoi bindshëm zgjedhjet duke...
Burimi:
kohajone.com