“Humba gjithçka”/ Deklarata e trishtë e shqiptarit që humbi në aksident gruan me djalin

“Humba gjithçka”/ Deklarata e trishtë e shqiptarit që humbi në aksident gruan me djalin

Një familje me origjinë shqiptare në Greqi është përfshirë nga një tragjedi e rëndë pas një aksidenti rrugor në zonën e Serres, ku humbën jetën një 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar. Bashkëshorti i gruas dhe babai i të riut ka rrëfyer momentet e dhimbshme pas humbjes së dy familjarëve. Ai tha se nëna dhe djali ishin nisur për në punë kur ndodhi aksidenti fatal. “Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka”, u shpreh ai për mediat greke. Ngjarja ndodhi në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit, rreth orës 07:30 të mëngjesit. Automjeti me të cilin udhëtonin nëna dhe djali u përplas ballë për ballë me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e tyre në vendngjarje. Shoferi...