‘Kujdes në fundjavë’/ IGJEO jep alarmin: Rrezik për zjarre në 8 qarqe
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë zjarresh në tetë qarqe të vendit gjatë kësaj fundjave, si pasojë e temperaturave të larta që pritet të arrijnë deri në 39°C. Sipas Buletinit të Rreziqeve, zonat me nivelin më të lartë të rrezikut janë qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë rreziku vlerësohet më i ulët, megjithëse në disa zona të veçanta parashikohet nivel i lartë. Vatër aktive zjarri vijon të jetë në disa fshatra të Mallakastrës, ku flakët kanë përfshirë rreth 180 hektarë sipërfaqe në zonat Riban, Ngraçan dhe Panahor. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura dhe mjete ajrore. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërkohë,...
Burimi:
ntv.al