“I forti i Dibrës” sillet nga Italia, dosja me vrasje, atentat dhe dhunë ndaj policisë
Fadil Tërnova, 38 vjeç, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të përballet me disa procedime penale për akuza të rënda. Sipas autoriteteve, ai ishte shpallur në kërkim për tre çështje të ndryshme, ku përfshihen akuzat për vrasje me dashje, mbetur në tentativë, goditje për shkak të detyrës dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Referuar dosjes hetimore, në vitin 2024 ndaj Tërnovës u caktua masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, pasi dyshohet se në aksin Bulqizë–Tiranë tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Afrim Peti, pas një konflikti verbal. Ai akuzohet gjithashtu se në vitin 2023, në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtroi dhunë ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Bulqizës, për ngjarje që është proceduar për veprën penale “Goditje...
Burimi:
ntv.al