Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-ve, jo të Danimarkës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-ve dhe jo të Danimarkës, teksa liderët e NATO-s ishin mbledhur për samitin në Turqi. “Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Trump deklaroi se mosmarrëveshja për Groenlandën ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tij me NATO-n. “Kjo është ajo që dëmtoi marrëdhënien time me NATO-n, sepse Groenlanda nuk i sjell ndonjë përfitim Danimarkës. Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar realisht Groenlandën, por ajo është një pjesë shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Përreth saj ndodhen anije kineze dhe ruse, dhe kjo nuk do të ndodhë më”, tha...
Burimi:
vizionplus.tv