Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur
Zhytësi i Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Maldiveve (MNDF), Mohammed Mahdi, ka ndërruar jetë gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi në det, duke lënë një boshllëk të madh mes kolegëve dhe komunitetit. Mahdi ishte pjesë e ekipit të zhytësve që po përpiqeshin të gjenin trupat e katër italianëve, të cilët humbën jetën në një aksident detar më parë. Ngjarja u konfirmua nga vetë MNDF përmes një postimi në rrjetin social X, ku u bë e ditur se vdekja e Mahdit ndodhi gjatë kryerjes së detyrës dhe shprehën ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë pjesëtarët e forcave të sigurisë. Autoritetet e MNDF vazhdojnë operacionin e kërkimit në ujërat e thellë dhe të rrezikshme të Maldiveve, duke marrë të gjitha masat për sigurinë e pjesëtarëve të tjerë të...
Burimi:
javanews.al