Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipërit pasi babai fitoi kujdestarinë

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipërit pasi babai fitoi kujdestarinë

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në New York, ku policia dyshon se një 64-vjeçare ka helmuar vajzën e saj 44-vjeçare dhe katër nipërit, përpara se t’i jepte fund jetës së saj. Sipas hetimeve paraprake, motivi lidhet me vendimin e gjykatës për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijëve babait të tyre. Autoritetet njoftuan se në banesë u gjet një letër e shkruar me dorë, e cila, sipas tyre, tregon se 64-vjeçarja ishte e përfshirë në vdekjen e vajzës dhe të katër fëmijëve të saj. Viktimat janë një vajzë 13-vjeçare, një djalë 11-vjeçar dhe binjakët 10-vjeçarë. Hetimet zbuluan gjithashtu prova që tregojnë për helmim të qëllimshëm, përfshirë barna me recetë dhe pa recetë të gjetura në banesë. Njëri prej fëmijëve kishte edhe plagë të shkaktuara me...