Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes, mes tyre dy fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Muscatine, ku një 52-vjeçar dyshohet se vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij përpara se t’i jepte fund jetës. Sipas autoriteteve lokale, autori i dyshuar, Ryan Willis McFarland, kreu një seri të shtënash me armë zjarri mesditën e së hënës. Hetuesit besojnë se ngjarja lidhet me një konflikt familjar, megjithëse motivet e sakta mbeten ende të paqarta. Policia u njoftua për të shtëna pak pas mesditës dhe, pas mbërritjes në vendngjarje, gjeti katër persona të pajetë brenda një banese. Autori ishte larguar para mbërritjes së efektivëve, por u identifikua shpejt nga autoritetet. Pak më vonë, ai u lokalizua pranë një shëtitoreje buzë lumit në qytet. Sipas policisë, gjatë komunikimit me efektivët, 52-vjeçari kreu vetëvrasje. 🇺🇸 | URGENTE: Siete...
Burimi:
vizionplus.tv