Testi për udhëtim drejt Marsit, SpaceX çon anijen Starship në hapësirë, Elon Musk: Një hap më afër planetit të kuq

Testi për udhëtim drejt Marsit, SpaceX çon anijen Starship në hapësirë, Elon Musk: Një hap më afër planetit të kuq

SpaceX përmbylli një tjetër test të raketës së tij gjigante Starship. Ulja e planifikuar në Oqeanin Indian u shoqërua me një shpërthim spektakolar pas hyrjes në atmosferë. Misioni “Starship Flight 12” u vlerësua përgjithësisht i suksesshëm, pasi raketa realizoi me sukses ngritjen, fluturimin në hapësirë dhe disa manovra të parashikuara testuese, raportoi New York Post. Gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës, anija kozmike u përball me temperatura ekstreme, çka çoi në shkatërrimin e saj të kontrolluar dhe krijimin e një “topi zjarri” të dukshëm në qiell – skenar që i qëndroi besnime planit paraprak. Starship, sistemi më i madh raketor i ndërtuar ndonjëherë nga SpaceX, po zhvillohet për misione afatgjata drejt Hënës dhe Marsit, përfshirë këtu edhe programe të ardhshme të NASA-s. Kompania theksoi se...