Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë? Partia e Peter Magyar zgjedh sot mes 3 kandidatëve

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë? Partia e Peter Magyar zgjedh sot mes 3 kandidatëve

Partia Tisza, e drejtuar nga kryeministri hungarez Peter Magyar, pritet të vendosë sot se kë do të propozojë për postin e presidentit të Hungarisë. Afati për dorëzimin e kandidaturave skadon të hënën, më 10 gusht, në orën 10:00, ndërsa Parlamenti do të zgjedhë kreun e ri të shtetit të martën, më 11 gusht. Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nisi pasi në fund të korrikut Tamás Sulyok nënshkroi amendamentin e 17-të të Kushtetutës, duke i dhënë fund mandatit të tij si president. Menjëherë pas kësaj, Peter Magyar njoftoi se do të priste propozime për emrin e ri që do të merrte detyrën. Një ditë më vonë ai bëri të ditur se do t’i propozonte mjeshtres së madhe të shahut, Judit Polgar, të pranonte kandidaturën....