‘Smart City’, Balliu: shqetësim kryesor është, siguria kombëtare, të dhënat e qytetarëve dhe paratë e shqiptarëve…

‘Smart City’, Balliu: shqetësim kryesor është, siguria kombëtare, të dhënat e qytetarëve dhe paratë e shqiptarëve…

Deputeti i PD Klevis Balliu gjatë një deklaratë shtypi deklaroi se fatura e “Smart City, nga 60 milionë shkon në 118.5 milionë. Sipas tij shqetësim kryesor është, siguria kombëtare, të dhënat e qytetarëve dhe paratë e shqiptarëve. Deklarata e deputetit të Klevis Balliu: Qeveria e Edi Ramës po i ngarkon shpinës së shqiptarëve një tjetër barrë, prej 118.5 milionë dollarësh, për ‘Smart City Albania’, një projekt që ngre pikëpyetje serioze për transparencën, administrimin e fondeve publike dhe sigurinë kombëtare. Në prill të vitit 2024, projekti u prezantua me një kosto prej rreth 60 milionë dollarësh. Brenda më pak se një viti, pa asnjë shpjegim teknik apo financiar bindës dhe pa asnjë garë, kostoja u rrit në 118.5 milionë dollarë. Shqiptarëve u kërkohet të paguajnë dyfishin...