Drecun, pa fakte, përsërit narrativa dezinformuese kundër Kosovës

Drecun, pa fakte, përsërit narrativa dezinformuese kundër Kosovës

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Parlamentit të Serbisë, Milovan Drecun, ka bërë një sërë deklaratash pa paraqitur fakte ose prova, duke përsëritur narrativat e njohura të propagandës zyrtare serbe kundër institucioneve të Kosovës. Duke komentuar moslejimin e ekipit për Kosova Online dhe RTS për të raportuar nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Drecun pohoi se ky veprim përbën “ngacmim të popullit serb” nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Ky është vetëm një vazhdim i qëllimit të Kurtit për t’i shkaktuar dëm maksimal popullit serb. Ju shkaktoni dëm edhe kur i pengoni mediat serbe të raportojnë për takimet. Nuk shoh ndonjë nevojë praktike për këtë përveç ngacmimit”, tha Drecun. Megjithatë, ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim. Për të...