Ditmir Bushati: Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin

Ditmir Bushati: Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin

Nga Ditmir Bushati Në romanin e tij të famshëm “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Milan Kundera vendos përballë dy mënyra të të jetuarit: lehtësinë e një jete pa pasoja përkundër peshës të një jete të lidhur nga angazhimi, dhe përgjegjësitë. Kundera nuk jep përgjigje të thjeshtë nëse pesha apo lehtësia janë mënyra më e mirë për të jetuar jetën. Përkundrazi, ai tregon se të dyja kanë çmimin e tyre. Paradoksi i tij – që lehtësia, larg çlirimit, mund të bëhet e padurueshme – përshkruan me saktësi kontekstin në të cilën u zhvillua vizita e presidentit ukrainas Zelenskyy në Serbi. Dhe kjo lehtësi, është bërë një barrë më vete, për shkak të hendekut midis asaj që perceptohet se premton dhe asaj që ofron realiteti. Duke thelluar...