Nxehtësia ekstreme dhe zjarret, sinjal alarmi për planetin
Pothuajse gjysmë milioni njerëz vlerësohet se vdesin çdo vit nga shkaqe që lidhen me nxehtësinë ekstreme. Zjarret shkatërruese në Greqi dhe në shumë rajone të botës, së bashku me valët e të nxehtit, thatësirat, mungesat e ujit dhe reshjet ekstreme, nuk janë më fenomene të izoluara. Ato janë pjesë e një realiteti të ri klimatik, ku ndryshimet klimatike luajnë një rol kryesor. Kështu shprehet Eleni Myrivili, Drejtore Globale për Nxehtësinë në Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). “Është e qartë se ndryshimet klimatike qëndrojnë pas të gjitha këtyre fenomeneve. Kemi hyrë tashmë në një regjim të ri klimatik, ku nxehtësia ekstreme ndodh më shpesh, zgjat më shumë dhe shfaqet më herët gjatë vitit”, thotë Myrivili. Sipas saj, temperaturat e larta po ndikojnë në...
Burimi:
kohajone.com