Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

Ambasada e SHBA-së në Jordani u bëri thirrje amerikanëve të marrin në konsideratë largimin nga Lindja e Mesme nëse tensionet rajonale përshkallëzohen. “Amerikanët që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme duhet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, si dhe duhet të jenë të përgatitur për anulime fluturimesh, mbyllje periodike të hapësirës ajrore dhe ndërprerje të mundshme të udhëtimit”, tha ambasada në një njoftim sigurie në X. Gjithashtu, u këshilloi amerikanëve jashtë Lindjes së Mesme që “të rishqyrtojnë seriozisht udhëtimet për në dhe përmes rajonit”. Ambasada paralajmëroi se “Irani dhe grupet mbështetëse të Iranit mund të synojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë shtetit” dhe e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme si “fluide”. “Ambasada Amerikane në Aman këshillon të gjithë amerikanët të shmangin udhëtimet...