Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!
Presidenti i Hungarisë Tamas Sulyok, ka refuzuar thirrjet e kryeministrit të ri Peter Magyar për të dhënë dorëheqjen. Ai ka deklaruar në një intervistë të publikuar këtë të hënë se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo kushtetuese për largimin e tij nga posti. Partia TISZA e Magyar-it fitoi bindshëm zgjedhjet e prillit, duke rrëzuar nga pushteti partinë Fidesz të ish-kryeministrit Viktor Orban pas 16 vitesh në qeveri. Qeveria e re ka premtuar reforma në sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Budapestit dhe Bashkimit Europian. Duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si “një votë për ndryshim regjimi”, Magyar ka shtuar presionin ndaj Sulyok dhe zyrtarëve të tjerë të emëruar gjatë qeverisjes së Orban-it, duke kërkuar dorëheqjen e tyre deri në fund të majit. “Nuk ka aktualisht asnjë...
Burimi:
javanews.al