Teherani akuzon SHBA-në se po përdor çështjen bërthamore si pretekst për të shkatërruar Iranin

Teherani akuzon SHBA-në se po përdor çështjen bërthamore si pretekst për të shkatërruar Iranin

Irani ka akuzuar SHBA-në se po përdorin programin e tij bërthamor si pretekst për të shkaktuar shkatërrim në vend, duke deklaruar se sulmet dhe kërcënimet e përsëritura të Washingtonit ndaj objekteve bërthamore iraniane pasqyrojnë armiqësi ndaj përparimit shkencor dhe teknologjik të vendit, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha se sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit shkelin Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Bordit të Guvernatorëve dhe Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), si dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet “zbulojnë armiqësinë e rrënjosur thellë të SHBA-së ndaj përparimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik të Iranit”, shtoi ai në rrjetin social amerikan X. Ai tha se...