Të shtëna në festivalin tekno/ 1 i vdekur, 5 të plagosur në Zvicër
Një natë feste është kthyer në skenë paniku në qytetin Aarau të Zvicrës, ku të shtëna me armë zjarri kanë lënë një person të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja është regjistruar pak pas orës 02:30 të së dielës, në zonën Schachen, ku në pistën e garave me kuaj po zhvillohej “Aarau Rave Vol. 7”, një aktivitet i muzikës elektronike me një numër të madh pjesëmarrësish. Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, pas të shtënave nisi menjëherë një operacion i gjerë. Zona u rrethua, ndërsa në terren u angazhuan forca të shumta policore, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe strukturat kantonale të emergjencave. Në operacion është përfshirë edhe një helikopter “Super Puma” i ushtrisë zvicerane, ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimet...
Burimi:
ntv.al