Tarifat amerikane 25% –  BE: Nëse SHBA-të shkelin marrëveshjen, ne do të mbrojmë interesat tona!

Tarifat amerikane 25% – BE: Nëse SHBA-të shkelin marrëveshjen, ne do të mbrojmë interesat tona!

Bashkimi Evropian ka reaguar pas njoftimit të Trump për aplikimin e tarifave në masën e 25%, për importin e makinave dhe kamionëve që prodhohen nga vendet e unionit drejt SHBA. Në reagimin zyrtar, BE thekson se nëse SHBA-të shkelin marrëveshjen, atëherë Evropës i lind e drejta për të mbrojtur interesat e saj. "BE-ja po zbaton angazhimet e marra në deklaratën e përbashkët në përputhje me praktikën standarde legjislative, duke e mbajtur administratën amerikane të informuar vazhdimisht’, thuhet në reagim. Bashkimi Evropian theksoi së është në kontakt të ngushtë me homologët amerikanë, duke përfshirë edhe një përpjekje për të marrë sqarime mbi angazhimet e SHBA-së. ‘Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe reciprokisht të dobishme.  Nëse SHBA-të miratojnë masa që nuk...