“Eksporti” made in Rama”/ Shpopullimi, reagon Boçi: Ndërsa, pushteti i shtrirë në shezlongun e rehatshëm të buzëdetit

“Eksporti” made in Rama”/ Shpopullimi, reagon Boçi: Ndërsa, pushteti i shtrirë në shezlongun e rehatshëm të buzëdetit

Sot është dita ndërkombëtare e Rinisë dhe pushteti i shtrirë në shezlongun e rehatshëm të buzëdetit e mbyti fcb-në me postime me pamje të gëzuara e plot buzëqeshje hipokrite, për të bërtitur me cinizëm: Qeshu rini, qeshu! Rinasi është i yti! Sepse rininë Rama e ka larguar e vazhdon ta largojë. E ka larguar me paga që nuk mjaftojnë, me shtëpi që nuk blihen, me vende pune që trashëgohen nga partia dhe me konkurse ku fituesi dihet përpara se të shpallet gara. Tani që vendi po boshatiset, qeveria mund të shpallë edhe një tjetër sukses meqenësë rinia po ikën nga sytë këmbët, se papunësia e saj është ulur. Ndërkohë, shkollat mbyllen. Universitetet zbrazen. Fshatrat heshtin. Qytetet plaken. Por propaganda ama lulëzon. Sipas saj, Shqipëria nuk...