Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën Ovale
Tre skenarë të ndryshëm për trajtimin e Iranit ishin në qendër të takimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale, sipas një zyrtari të lartë izraelit. Netanyahu nuk u përpoq të avanconte ndonjë strategji specifike kundër Teheranit, u tha zyrtari gazetarëve në Uashington, por të dy udhëheqësit patën një “shkëmbim të gjerë pikëpamjesh” mbi opsionet në dispozicion. Sipas të njëjtit burim, skenari i parë përfshin arritjen e një marrëveshjeje të re diplomatike me Iranin. I dyti parashikon vazhdimin e presionit politik dhe ekonomik përmes sanksioneve, por pa një konflikt të ri ushtarak, në rast se nuk arrihet një marrëveshje. Opsioni i tretë, i diskutuar gjithashtu, përfshin nisjen e një sulmi të ri të madh ushtarak kundër Republikës Islamike....
Burimi:
vizionplus.tv