Sulmet e fundjavës mes Izraelit dhe Iranit, Teherani njofton vdekjen e dy anëtarëve të njësisë ajrore
Dy anëtarë të njësisë së mbrojtjes ajrore të Iranit u vranë të hënën në një sulm izraelit, siç raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB. Të dy anëtarët u “vranë ndërsa kryenin një mision për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit”, tha IRIB. Izraeli dhe Irani kanë rivendosur një armëpushim pas një shkëmbimi raketash të dielën dhe të hënën që kërcënoi një përshkallëzim të madh në konflikt. Megjithëse Teherani ka paralajmëruar se do të rifillojë sulmet nëse sulmet izraelite në Libanin jugor vazhdojnë. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve të martën në mëngjes se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet “brenda dy ose tre ditësh”. Ai pretendoi se marrëveshja do ta ndalonte Iranin të kishte një armë bërthamore dhe do të çonte në...
Burimi:
top-channel.tv