Sulm masiv kibernetik në Poloni, vidhen të dhënat personale të rreth 19 milionë qytetarëve! Më i madhi në histori, dyshohet me motiv financiar

Sulm masiv kibernetik në Poloni, vidhen të dhënat personale të rreth 19 milionë qytetarëve! Më i madhi në histori, dyshohet me motiv financiar

Autoritetet polake njoftuan sot (12 gusht) rrjedhjen masive të të dhënave mjekësore dhe personale që kishin të bënin me rreth 19 milionë qytetarë, në një sulm kibernetik ndaj një furnizuesi softuerësh mjekësor. Sipas Ministrit të Çështjeve Dixhitale Krzysztof Gawkowski, ky është “një nga  incidentet më të mëdha” të sigurisë kibernetike të regjistruara ndonjëherë në historinë e këtij vendi me 37 milionë banorë. “Nuk ka asgjë që të tregojë sot se kemi të bëjmë me një sulm nga jashtë… me origjinë nga Rusia ose ndonjë shtet tjetër”, sqaroi ai, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës. Provat fillestare sugjerojnë se kriminelët kibernetikë po veprojnë me një motiv financiar, tha ministri, duke përjashtuar pagesën e çdo shpërblimi dhe duke premtuar ndjekje penale “të ashpër” të autorëve të sulmit....