Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave pro-palestineze në Britani
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot se nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të disa protestave, veçanërisht kur në to përdoren slogane që nxisin dhunë, pas një sulmi antisemit të ndodhur të mërkurën në Londër. Duke folur për BBC, Starmer theksoi se situata ka kaluar në “një nivel krejt tjetër” pas sulmit me thikë, të cilin policia britanike e cilësoi si akt terrorist. Nga ngjarja mbetën të plagosur dy persona hebrenj në zonën Golders Green të Londrës. Një ditë më pas, kryeministri u përball me reagime të ashpra nga banorët gjatë një vizite në shërbimet e urgjencës në këtë zonë. Disa prej tyre e akuzuan qeverinë se nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur komunitetin hebre dhe kritikuan protestat në mbështetje të palestinezëve. Qeveria britanike njoftoi...
Burimi:
vizionplus.tv