Skepticizëm në Iran lidhur me marrëveshjen Izrael-Liban

Skepticizëm në Iran lidhur me marrëveshjen Izrael-Liban

Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje kornizë trepalëshe në Uashington, reagimi në Teheran ishte i menjëhershëm – dhe në mbarë spektrin politik të mediave të lidhura me shtetin iranian – dhe pothuajse njëzëri armiqësor. Marrëveshja, përmes së cilës Libani zotohet për çarmatosjen e Hezbollahut si parakusht për tërheqjen e forcave izraelite nga jugu i Libanit u përshkrua si një “dokument i turpit”, si “gabim strategjik” dhe “poshtërues” nga mediat iraniane, duke filluar nga transmetuesi shtetëror e deri te mediat që kanë lidhje të ngushta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Kritika kishte të bënte më pak me vetë ekzistencën e marrëveshjes dhe më shumë me renditjen e pikave të saj të zbatimit. Çdo media e madhe u përqendrua në të...