Skandalet e korrupsionit, 80 mijë spanjollë në protestë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Sanchez

Skandalet e korrupsionit, 80 mijë spanjollë në protestë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Sanchez

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në protestë në Madrid të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, pas një serie skandalesh korrupsioni që kanë goditur qeverinë e tij. Sipas autoriteteve, të paktën shtatë policë mbetën të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, ndërsa tre persona u arrestuan. Incidentet shpërthyen pasi një grup protestuesish tentoi të çante kordonin e sigurisë pranë rezidencës së Sanchez në Pallatin Moncloa. Pamjet e transmetuara nga mediat spanjolle treguan policinë duke ndaluar persona të maskuar në rrugën që të çon drejt rezidencës së kryeministrit. Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Dorëheqja e mafias socialiste”, ndërsa në marshimin e quajtur “Marshi për Dinjitet” valëviteshin flamuj kombëtarë spanjollë. Në protestë morën pjesë edhe drejtues të opozitës nga Partia Popullore dhe partia e ekstremit...