Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Katër gra i kanë rrëfyer BBC-së se janë sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në një kolegj stërvitjeje ushtarake për adoleshentë në Britaninë e Madhe, ku njëra prej të abuzuarave tha se është përdhunuar nga disa ushtarë. Të gjitha gratë kanë ndjekur Kolegjin e Fondacionit të Ushtrisë (AFC) në Harrogate, North Yorkshire, gjatë pesë viteve të fundit dhe thonë se ngjarjet kanë ndodhur kur ato ishin 17 vjeç. Kolegji ka një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe dhune seksuale, thonë gratë, të cilat për herë të parë kanë thyer heshtjen. Këto raporte janë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”, tha një zëdhënës i Ushtrisë në një deklaratë. BBC raporton po ashtu se Policia e North Yorkshire mori 16 raportime për vepra penale seksuale të lidhura me kolegjin gjatë vitit deri...