Shpërthim misterioz pranë një kafeneje në Moskë, bilanci tragjik
Bota E Shtunë, 1 Gusht 2026 21:14 Tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, bëri të ditur agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke iu referuar burimeve zyrtare. Ngjarja ndodhi në zonën e sheshit Kudrinskaya, duke shkaktuar panik mes qytetarëve. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet rrethuan zonën, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Ministrisë së Brendshme dhe ekipet e emergjencës. Sipas Ministrisë ruse të Shëndetësisë, personat e plagosur janë transportuar në spitalet e Moskës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi shkaqet e shpërthimit. Ndërkohë, disa media dhe blogerë rusë kanë raportuar se pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, në një...
Burimi:
kohajone.com