Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze. Sulmet ajrore dhe bombardimet u raportuan gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në zonën e Nabatiehut, ku ekipet e emergjencës kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit. Në një deklaratë, mbrojtja civile e Libanit bëri të ditur se që nga orët e para të mëngjesit, ekipet nga disa qendra të saj në rajonin e Nabatiehut kanë kryer operacione për evakuimin, transportin dhe trajtimin urgjent të të prekurve nga sulmet. Sipas autoriteteve, 47 persona janë nxjerrë në siguri, ndërsa 16 kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Sulmet vijnë në një kohë kur armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, i mbështetur nga Irani, ishte parashikuar të...
Burimi:
opinion.al