Vijon rebelimi ndaj Ramës, kryebashkiaku socialist i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës, i kërkon t’i bashkohet…

Vijon rebelimi ndaj Ramës, kryebashkiaku socialist i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës, i kërkon t’i bashkohet…

Vijon kundërshtimi dhe rebelimi ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës që ai drejton sa i takon reformës territoriale. Projekti parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke shkaktuar reagime dhe kundërshti nga disa njësi vendore, kryesish ato që drejtohen nga socialistët, por edhe nga zyrtarë dhe ish-zyrtarët të Partisë Socialiste. Kështu kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea është pozicionuar hapur kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjës në kuadër të projektit për reformën e re territoriale. Gorrea iu bashkua protestës së zhvilluar në sheshin qendror të Divjakës, ku qytetarët shprehën kundërshtimin ndaj draftit të propozuar. Ai argumentoi se Divjaka plotëson të gjitha kriteret për të vijuar si njësi e pavarur e vetëqeverisjes vendore dhe...