Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin 17 persona në Ukrainë
Sulmet ruse gjatë natës me dronë dhe raketa balistike vranë të paktën 17 persona në Kiev dhe rajonin përreth. Ukraina paralajmëroi për mungesë kritike të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe u bëri thirrje aleatëve të përshpejtojnë dërgesat e raketave për sistemet Patriot dhe të armëve të tjera urgjentisht të nevojshme, përballë intensifikimit të sulmeve ruse. Alarmi për sulme ajrore në rajon vazhdon të jetë në fuqi, njoftoi të mërkurën shërbimi i emergjencave, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në kushte rreziku të shtuar, për shkak të mundësisë së sulmeve të tjera. “Rusia ka sjellë përsëri vdekje dhe shkatërrim në tokën tonë, duke ua marrë jetën civilëve”, shkroi në Telegram kreu i Administratës Rajonale të Kievit, Tymur Tkachenko. Ai tha se numri më i...
Burimi:
vizionplus.tv