SHBA-të dhe vendet e Gjirit hedhin poshtë mundësinë e tarifave në Ngushticën e Hormuzit
SHBA dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) bënë thirrje të enjten për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se lundrimi i lirë përmes këtij ujëkalimi strategjik mbetet “thelbësor” për sigurinë rajonale dhe globale. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një takimi ministror SHBA-GCC në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, të dy palët theksuan rëndësinë e rihapjes së ngushticës, duke thënë se “lundrimi i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakufizuar”, përfshirë të drejtën e tranzitit sipas së drejtës ndërkombëtare, mbetet “thelbësor për sigurinë rajonale dhe globale”. Deklarata tha se ministrat refuzuan “çdo taksë, tarifa apo përpjekje për të vendosur kontroll” mbi Ngushticën e Hormuzit. Ministrat gjithashtu theksuan nevojën për të ruajtur “momentumin dhe unitetin” ndërsa negociatat midis SHBA dhe Iranit vijojnë...
Burimi:
syri.net