SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Sipas Axios, që citon dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan, marrëveshja po negociohet me ndërmjetësimin e Omanit dhe mund të shpallet që gjatë së mërkurës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se negociatat me Teheranin kanë qenë “shumë të mira”, duke bërë të ditur se bisedimet kanë zgjatur gjatë gjithë së martës. Ai u shpreh optimist se një marrëveshje mund të arrihet “sot ose nesër”, duke theksuar se Irani dëshiron t’i japë fund konfliktit. “Po zhvillojmë diskutime shumë të mira. E vetmja gjë që ka rëndësi është veprimi dhe ata duan...