SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

SHBA përgatit plan të ri armëpushimi në Ukrainë, emisaret e Trump drejt Moskës për negociata me Kremlinin

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një iniciativë të re diplomatike për të arritur një armëpushim afatgjatë në Ukrainë. Steve Uitkoff dhe Jared Kushner, figura shumë pranë presidentit amerikan Donald Trump, pritet të udhëtojnë së shpejti në Moskë për bisedime me Kremlinin. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Vladimir Putinit, Yuri Ushakov, ndërsa edhe qeveria ukrainase është në dijeni të kontakteve të reja mes palëve. Sipas burimeve politike amerikane, objektivi i Uashingtonit nuk është një marrëveshje paqeje përfundimtare, pasi kushtet për të nuk ekzistojnë ende, por një armëpushim pa afat të caktuar, që do të ngrinte luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit. Modeli që po merret si bazë është armëpushimi treditor i muajit maj, gjatë festimeve të 9 Majit, kur Ukraina pranoi të ndalte përkohësisht luftimet...