SHBA: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

SHBA: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do t’i monitorojnë me kujdes ata në Bosnje dhe Hercegovinë që “i japin përparësi përfitimit politik në vend të sigurisë energjetike, të mbështetur në energjinë e besueshme amerikane dhe në ndërprerjen e varësisë nga gazi rus”. Kështu u përgjigj Departamenti amerikan i Shtetit në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me takimet e fundit të zyrtarëve të entitetit Republika Sërpska (RS) me përfaqësues të kompanisë energjetike ruse Gazprom, në një kohë kur Bashkimi Evropian po paralajmëron ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus. “Duke pasur parasysh se BE-ja po e heq gradualisht gazin rus deri në vjeshtën e vitit 2027, Bosnja dhe Hercegovina nuk mund t’ia lejojë vetes vonesa”, u tha në përgjigjen e DASH-it. Zyrtarët e...