Serbia drejt zgjedhjeve, Vuçiç njofton dorëheqjen: Brenda pak javësh largohem si President
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh, ndërsa vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Vendimi vjen pas muajsh të gjatë tensioni politik dhe protestash masive kundër qeverisë. Lëvizja protestuese, e udhëhequr kryesisht nga studentët, nisi pas tragjedisë së ndodhur në nëntor 2024 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një strehe shkaktoi vdekjen e 16 personave. Që prej atëherë, demonstratat janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa raste janë shoqëruar me përplasje e incidente të dhunshme. “Do të jem president vetëm edhe për disa javë dhe më pas do të jap dorëheqjen”, u tha Vuçiç mbështetësve të tij gjatë një tubimi proqeveritar në kryeqytetin Beograd. Mandati i tij i...
Burimi:
zeri.ai