Seanti i jep “dritën jeshile”, konfirmohet ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

Seanti i jep “dritën jeshile”, konfirmohet ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

Eric P. Wendt është konfirmuar si ambasador në Tiranë me 50 vota pro e 44 kundër në Senatin e Shteteve të Bashkuara, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë. Tanimë, pritet vetëm firma e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, si hapi i fundit për formalizimin e emërimit të tij si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.