Sa e dëmton “El Nino” ekonominë botërore

Sa e dëmton “El Nino” ekonominë botërore

Një “super” El Niño mund të rrisë kostot e jetesës në mbarë botën. Ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të vitit mund të shfaqet një nga fenomenet më të forta El Niño të regjistruara në 140 vitet e fundit. Ky fenomen natyror nuk ndikon vetëm te kushtet e motit, por mund të ketë pasoja të mëdha edhe për ekonominë globale dhe kostot e jetesës. Dëme ekonomike prej triliona dollarësh Sipas Christopher Callahan, ekspert i klimës, ngjarjet e mëparshme të El Niños kanë shkaktuar humbje të jashtëzakonshme ekonomike. “El Niño i viteve 1982-1983 shkaktoi mbi 4 trilionë dollarë humbje ekonomike globale, të cilat u ndjenë deri në pesë vite pas fenomenit. Ndërsa ngjarja e viteve 1997-1998 solli rreth 5.7 trilionë dollarë humbje ekonomike”, thotë ai për DW....